Adri Nurellari: Vjosa Osmani erdhi në Tiranë për të bërë fushatë, po krijon një front të ri

schedule13:58 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 13:58 - 24 Dhjetor, 2020

Studiuesi dhe analisti Adri Nurellari ka kritikuar qëndrimet e presidentes në detyrë të Kosovës gjatë vizitës së saj në Tiranë pak ditë më parë. I ftuar në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi Nurellari u shpreh në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij Osmani përdori vizitën në Tiranë për fushatë politike pasi po krijon një front të ri politik.

“Sjellja e Osmanit lë vetë shumë për të dëshiruar. Shanset që i ka dhënë LDK i ka shkelur me këmbë. Mua më duket e pahijshme që një figurë që duhet të ishte konsensuale të vijë të vijë të përçmojë historinë e mbështetjes së Shqipërisë. Të thuash që Shipëria nuk e njeh gjenocidin. Në Shqipëri janë bërë shumë rezoluta. As historinë e partisë nuk e njeh. Unë mendoj se Shqipëria mund të bëjë shumë më tepër me të drejtë e tha kryeministri për të bërë fushatë elektorale, sepse dihet që ajo po krijon një front të vetin.

Është një arrogancë e zonjës Osmani edhe në të kaluarën është treguar e tillë. Është për të ardhur keq që marrëdhënie mes dy shteteve. Ai kufi u mbyll për muaj me radhë. Ndërkohë Kosova e kishte të hapur kufirin me Serbinë”, u shpreh ai.

Lexo edhe: “Ndërhyri në punët e brendshme!” Rama sulm Osmanit: Bëri propagandë këtu për vota në Kosovë

I pyetur se si pritet të jenë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Nurellari tha se nuk do të ketë surpriza.

“Çdo parti ka treguar figura të reja. Nuk mendoj se do ketë ndryshime të mëdha. Nuk do ketë befasi të mëdha në këto zgjedhjet. Vetëvendosje u pa në pushtet dhe nuk ka ndonjë pritshmëri të madhe”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!