5 këshilla që do ta bëjnë marrëdhënien tuaj më të lumtur

schedule12:37 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 12:37 - 24 Dhjetor, 2020

Ndjekja e këtyre 5 këshillave të fuqishme padyshim që do ta bëjë marrëdhënien tuaj shumë më të lumtur.

Mos u ankoni për gjithçka

Disa sjellje të partnerit, në fakt mund t’ju irritojnë më shumë përshembull të harrosh datat e rëndësishme apo injorimi i telefonatave. Rivlerësoni nëse sjellja e partnerit meriton një reagim të tillë.

Respektoni shijet e tyre

Është thelbësore të mos kritikoni shijet e partnerit tuaj. Askush nuk është njësoj, veçanërisht në një marrëdhënie. Nuk ka asgjë më të pakëndshme sesa të kesh dikë që kontrollon dhe kritikon shijet tuaja gjatë gjithë kohës duke dëshiruar të bëhemi dikush që nuk jemi.

Komplimentojeni gjithmonë

Një kompliment nuk lëndon kurrë askënd. Falënderojeni partnerin tuaj, tregojini çdo ditë se sa mirënjohës jeni për ta, sa inteligjentë dhe të përgjegjshëm janë. Një fjalë e thjeshtë motivimi mund ta bëjë jetën tuaj të dashurisë shumë më të lumtur.

Jini gjithmonë pozitiv

Mos e humbni shansin për të bërë diçka të mirë për të dashurin tuaj. Çdo ditë është një mundësi për të përgatitur një darkë të veçantë, për ta marrë atë nga puna, për t’i bërë një dhuratë.

Bëni plane së bashku

Në një marrëdhënie është e rëndësishme që secili të gjejë kohë për veten dhe miqtë e tij, por planet së bashku janë shumë thelbësore. Dilni të paktën një herë në javë për të shijuar një darkë, një shëtitje në park apo në kinema. Partneri duhet të jetë shoku juaj më i mirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!