Organizonte festa, gjobitet me 1 milion lekë pronari i lokalit në Vlorë

schedule17:37 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 17:37 - 23 Dhjetor, 2020

Policia e Vlorës ka gjobitur me 1 milion lekë një subjekt në Vlorë pasi ka shkelur Aktin Normativ në kuadër të rregullave për pandeminë. Sipas uniformave blu si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative  shtetasin R. R., pronar i një subjekti në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Ky i fundit pasi u konstatua duke organizuar një event me rastin e festave, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Vlorës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, 1 subjekt në Vlorë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Stukturat e Policisë Vlorë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin R. R., pronar i një subjekti në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi u konstatua duke organizuar një event me rastin e festave, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!