Fundviti e ka gjetur Kylie Jenner me energji për ndryshim. Ajo i ka kthyer flokët e saj në të kuqe, një ndryshim drastik krahasuar me bionden që i kishte më herët.
Pavarësisht ndryshimeve të ngjyrave, Kylie e ka ruajtur të njëjtën model kryesisht ndër vite.
Mirëpo, së fundmi Jenner duket se ka eksperimentuar edhe me stilimin, duke realizuar një kapje të bukur e cila ishte në trend para shumë kohësh.
Në kombinim me fustanin e saj të ngushtë që nxirrte në pah hiret e saj trupore, ky stilim mund t’ju kthej pas në kohë në mbrëmjet e maturës në vitet e ’90. l.k/abcnews.al