Humbi jetën nga COVID, deputetë e ish-deputetë të PS dhe PD mblidhen në kujtim të Marko Bellos

schedule10:17 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 10:17 - 23 Dhjetor, 2020

Deputetë dhe ish-deputetë të të dy kaheve politike u bënë bashkë në një mëngjes përkujtimor për ish-ministrin dhe ish-deputetin Marko Bello, që ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare pasi humbi betejën me Covid-19.Në mëngjesin përkujtimor që u organizua nga kryetari i partisë Reepublikane, Fatmir Mediu ishin familjarë dhe miq të tij.

Miqtë pjesëmarrës vlerësuan Markon, si një politikan serioz dhe njerëzor, i cili diti të ndërtojë ura komunikimi, ndërmjet pozitës dhe opozitës, për Integrimin Europian të Shqipërisë, si Ministër i Integrimit Europian. Kështu e kujtuan Marko Bellon ministri i Diasoporës, Pandeli Majko dhe ish-ministri Besnik Mustafaj.

Nga radhët e socialistëve ishin  të pranishëm deputeti Damian Gjiknuri dhe ish-deputetë si Arta Dade, Valentina Leskaj, etj.

Marko Bello u nda nga jeta më 4 dhjetor në moshën 59-vjecare. Ai ishte ish-deputet i Partisë Socialiste si dhe ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar. Marko Bello ka shërbyer dhe si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv.ministër i Mbrojtjes./mv.abcnews.al