Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spiropali thirrje për institucionet e pavarura: Të bëjnë detyrën e  tyre para ligjit

schedule10:44 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 10:44 - 23 Dhjetor, 2020

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit ka bërë bilancin për këtë vit, në seancën e fundit plenare të këtij sesioni.

Mes të tjerash Spiropali shprehu besimin si shumicë qeverisëse se institucionet e pavarura sigurojnë balancat dhe kontrollin e ligjit.  Po ashtu ajo bëri thirrje se këto institucione me transparencën që i ofron qeveria të bëjnë detyrën e  tyre para ligjit.

“Dua të theksoj besimin tonë si shumicë qeverisëse se institucionet e pavarura sigurojnë balancat dhe kontrollin e ligjit. Përgëzoj Kuvendin për punën e bërë online, që bën të mundur vazhdimin e punës. Platforma e Kuvendi është angazhim i drejtpërdrejt i Kryetarit të Kuvendit me qëllim rritjen e llogaridhënies të ekzekutivit.

Për t’u ushtruar me sa më shumë efikasitet mbi ekzekutivin dhe institucionet e tjera. Platforma online nxit një sistem me transparent. Niveli i zbatueshmerisë i zbatuar nga vitet 2018-2020 ka qënë 45% për avokatin e popullit.

Ne duam të bëjmë një thirrje që këto institucione me transparencën që i kemi ofruar të bëjnë detyrën e  tyre para ligjit, nëse kanë aspirata politike në 2021, do ishte me mirë të garonin në zgjedhjet e ardhshme. Do ishte më mirë të bënin punën e tyre.”, deklaroi Spiropali.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!