Shoferët e kamionëve të bllokuar jashtë portit britanik të Dover u përleshën me policinë sot, pasi kërkuan që të lejoheshin të kalonin në Francë, sipas Reuters.
Mijëra shoferë kamionësh, janë bllokuar në Jug të Anglisë, duke rrezikuar të kalojnë pushimet larg familjeve të tyre. Sipas Sky News, i cili transmetoi pamjet e përplasjeve, tensionet janë të larta për shkak të vonesave në hapjen e tragetit.
Prania e policisë në zonë vlerësohet se nuk është aq e fortë sa të vërë nën kontroll incidentet, duke qenë se ka 8-10 mijë kamionë në vend.
BREAKING: Confrontations between drivers and police officers in Dover after delays in reopening the Channel crossing.
Get live #coronavirus updates: https://t.co/DphRZzuRMN pic.twitter.com/vhcQY0Xge3
— Sky News (@SkyNews) December 23, 2020
Sipas gazetarit të Sky News, megjithëse ekziston një plan i qartë që parashikon akomodimin në hotel për ata shoferë që rezultojnë pozitivë për koronavirusin, dhe për këtë arsye nuk lejohen të kalojnë në Francë, ata janë të tensionuar dhe situata po përshkallëzohet.
Kujtojmë se qeveritë e Francës dhe Britanisë njoftuan dje se kishin arritur një marrëveshje që do të lejojë kamionët që ishin bllokuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe të kalonin vetëm ata shoferë që rezultojnë negativë në testin e SARS-CoV-2. g.v/abcnews.al