Detaje të reja janë zbuluar nga masakrimi i çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, ku një ditë më parë është arrestuar dhe ish e dashura e djalit të tyre Elona Kaleshi.
Mediat italiane bëjnë me dije se fqinjët kanë konfirmuar se apartamenti ku ka qëndruar me qira ish e dashura e Taulant Pashos është dhe vendi ku janë ekzekutuar çifti i bashkëshortëve.
Një nga banorët e pallatit është shprehur se një ditë në mëngjes ai është ndeshur në shkallë me një grua që dyshohet se ishte Elona e cila mbante qese në dorë dhe era që vinte ishte shumë e keqe. Ai ndër të tjera ka thënë se nga qeset rridhte një substancë që mbante dhe aromë të keqe.
Në atë moment fqinji e ka pyetur se çfarë ke në qese apo mos ke ndonjë person të vdekur? Ndërsa ajo i është përgjigjur se ka verë të prishur dhe pse fqinji ka insistuar se ajo ishte aromë që vjen nga ndonjë mish i kalbur, por në këtë moment ai thekson se nuk ka marrë më përgjigje dhe ajo është larguar e mërzitur.
Ndërkohë karabinerët bëjnë me dije se gruaja që ka parë banori i të njëjtit pallat është Elona Kalosha dhe mbetjet që vinin aromë të keqe ishin mbetjet e bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho , 54 dhe 52, prindër të të dashurit të saj në atë kohë.
Prindërit e Taulantit kishin shkuar në këtë zonë për të pritur të birin e tyre që do të dilte nga burgu, ndërkohë duket se Elona e ka pas gjithçka të planifikuar, dhe motivi i kësaj ngjarje makabre duket se kanë qenë shumë prej 40-50 mijë eurosh që mbanin prindërit e ish të dashurit të saj.
Ndërkohë pas krimit të rëndë ish e dashura e 36 vjeçarit është përpjekur që ta fshehë ngjarjen dhe të krijojë alibi se nuk ka qenë ajo personi i fundit që e ka parë çiftin Pasho dhe duke mos dhënë një adresë të saktë për vend ndodhjen e apartamentit.
Ka qenë reagimi i vajzës së çiftit Vittorias e cila thekson se ishte në dijeni se ish e dashura e vëllait kishte dhe një marrëdhënie me një burrë të martuar.
Ndërkohë eshtrat e bashkëshortëve shqiptarë u gjetën në autostradën Firence-Pisa-Livorno në afërsi të burgut Solliciano, pasi u copëtuan u futën në katër valixhe. Nga hetimet rezulton se Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune, ndërsa Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas.e.su./abcnews.al