Mëngjesin e kësaj të marte policia italiane ka arrestuar 36 vjeçaren Elona Kalesha, e cila dyshohet si autore për vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj, çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho nga Vlora në 2015-ën.
36-vjeçarja e lindur në Durrës, nuk është një person i panjohur për drejtësinë italiane pasi ka një të shkuar penale për drogë.
Ajo akuzohet për vrasjen, fshehjen dhe copëtimin e kufomave të Shpetim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, të cilët ishin të zhdukur që prej nëntorit të vitit 2015.
Ndër të tjera mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur për një shumë parash prej 40-50 mijë eurosh që ishin në pronësi të Taulant Pashos, që e mbanin prindërit.
LEXO EDHE:Masakrimi i çiftit Pasho në Itali, arrestohet ish-e dashura e djalit të tyre
Ka qenë një nga vajzat e çiftit që ka hedhur dyshimet mbi 36 vjeçaren pasi sipas vajzës së familjes Pasho ajo ka qenë dhe e fundit që ka pas kontakt me prindërit e saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Firence në vitin 2015 ku paraprakisht dyshohet se bashkëshortët janë vrarë dhe më pas trupi i tyre është copëtuar dhe futur nëpër valixhe. Eshtrat e çiftit Pasho janë gjetur në afërsi të Solliçianos. /abcnews.al