“Fiorentina do mbyllet mbrapa”, Pirlo: Dybala gati për nesër, Arthur në inferimeri

schedule18:35 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 18:35 - 21 Dhjetor, 2020

Juventus përballet nesër me Fiorentinën në “Allianz Stadium” nga ora 20:45.  Bardhezinjtë erdhën në formën e duhur në ndeshjen e kaluar kundër Parmës dhe do provojnë ta bëjnë këtë nesër.

 

Para kësaj ndeshje trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo doli në konferencë për shtyp dhe foli për ritakimin me ish-trajnerin e tij Cesare Prandelli dhe mungesat e rikuperimet për nesër.

DYBALA – “Paulo (Dybala) u stërvit pak me grupin dhe pak i veçuar sot, ai është në gjendje të bashkohet me ne për ndeshjen. Demiral ndihet më mirë, ndërsa Arthur do të humbasë ndeshjen, ai ende ndjen dhimbje pas goditjes që mori kundër Atalantas.

 

PRANDELLI – “Kam kujtime të shkëlqyera me Prandellin, kemi arritur në një finale të Euopianit dhe kemi luajtur një Kupë Bote dhe një Kupë Konfederatash. Të dy jemi nga Brescia dhe njihemi shumë mirë. Ai është një trajner i mirë dhe jam i lumtur ta shoh nesër”.

FIORENTINA – “Po kalojnë kohë të vështira, por ata janë ekip shumë i mirë. Kanë një lojtar fizik si (Dusan) Vlahovic dhe një me klas të madh si (Franck) Ribery. Ata do të mbrojnë thellë dhe do të përpiqen të godasin me kundërsulme, duhet të kemi kujdes “.

 

VAZHDIMËSIA – “Sekreti kundër Parmës ishte mentaliteti. Ne ishim të zemëruar sepse nuk kishim fituar kundër Atalantas në ndeshjen e mëparshme, kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, me qëndrimin e duhur dhe dëshirën për të dominuar nga fillimi deri në fund, kjo duhet të jetë fryma e çdo ndeshje”, përfundoi Pirlo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!