222 ditë në spital, ky është 57-vjeçari që mposhti Covid-in dhe do të festojë Krishtlindjet në shtëpi

schedule16:33 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 16:33 - 21 Dhjetor, 2020

Ali Sakalliogllu do t’i kalojë Krishtlindjet në shtëpinë e tij, pasi qëndroi në spital për 222 ditë, ndërsa u diagnostikua me koronavirus, një kohë rekord për Britaninë.

Fëmijët e 57-vjeçarit u thirrën tre herë nga mjekët për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tyre.

Sidoqoftë, ata nuk pranuan ta linin të vdiste dhe u kërkuan mjekëve që të vazhdonin të përpiqeshin ta mbanin gjallë. Pacienti më në fund arriti të mposhtë virusin pas një kohe të gjatë i intubuar.

” M’u dha shansi zero për të mbijetuar, kështu që është si një mrekulli për të festuar Krishtlindjen ,” tha Ali për Mirror, përcjell abcnews.al.

“Mezi pres Krishtlindjet, duhet të jem i kujdesshëm pasi dua të jem këtu Krishtlindjet e ardhshme.”, tha Ali, i cili doli nga spitali muajin e kaluar.

Ali ka pesë fëmijë, të moshës 31-38 vjeç. Djali 32-vjeçar,  Jay kujton se në ditët e vështira, ata vetëm shpresonin dhe e dinin se ai nuk do të hiqte dorë. Ai madje tha që prania e tij me ta në Krishtlindje është dhurata më e mirë që mund të kërkojnë. g.v/abcnews.al