Shoqërimi i aktivistëve për Teatrin, ambasada britanike: Të hetohen pretendimet për gjuhën e dhunës

schedule13:48 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 13:48 - 21 Dhjetor, 2020

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me ngjarjet më të fundit në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se ka ndjekur zhvillimet me protestat dhe raportimet për ndalimin e disa aktivistëve në Shqipëri.

Ndër të tjera në reagimin e saj ambasada bën thirrje për hetime të drejta në lidhje me të gjitha pretendimet mbi përdorimin e dhunës.

Ambasada Britanike, ka ndjekur zhvillimet me protestat dhe raportimet për ndalimin e disa aktivistëve në Shqipëri.

Ne nënvizojmë nevojën për të mbështetur të drejtën për tubim paqësor dhe bëjmë thirrje për hetime të drejta në lidhje me të gjitha pretendimet mbi përdorimin e dhunës”, shkruan ambasada./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!