Teliti: Pensionistët të dëshpëruar në radhë për një shpërblimin! Me 25 prill hapim kapitull të ri

schedule12:05 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 12:05 - 21 Dhjetor, 2020

Këshilltari për ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti thotë se sot pensionistët janë të patrajtuar financiarisht dhe të harruar nga qeveria. Teliti ka nxjerrë një foto nga radha e pensionistëve për marrjen e shpërblimit të fundvitit, duke akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se ka bërë premtime të rreme për të këtë kategori.

Ai shprehet se për 7 vite, Rama u ka sjellë shqiptarëve vetëm rrënim ekonomik, rritje të kostos së jetesës, shtim të papunësisë dhe rrënim të sistemit shëndetësor. “Është koha që më 25 prill të nisim një kapitull të ri të udhëtimit tonë të përbashkët!”, mbyll deklaratën e tij Teliti.

“Rama, një histori 7-vjeçare dështimesh e premtimesh të rreme. Në radhë e të dëshpëruar, 670 mijë pensionistë shqiptarë të mbetur në mëshirë të një shpërblimi qesharak prej 50 mijë lekësh.

Të patrajtuar financiarisht dhe të harruar nga qeveria e klientelës, pensionistët janë të detyruar të presin lëmoshën e qeverisë. Shqipëria ofron ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj – më pak se çdo vend i botës.

Për 7 vite, Rama u ka sjellë shqiptarëve vetëm rrënim ekonomik, rritje të kostos së jetesës, shtim të papunësisë dhe rrënim të sistemit shëndetësor. Kosto e jetesës po rritet çdo ditë. Këtë vit çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.7%, duke shkaktuar një humbje të fuqisë blerëse të pensionistëve prej rreth 100 mijë lekësh të vjetra. Pensionistët e shohin këtë shtrenjtim të jetesës kudo, në supermarkete, dyqane ushqimore, në farmaci.  Kjo është e turpshme! Boll më me Ramën!

Gjëja e fundit që i intereson atij dhe qeverisë së tij jemi ne qytetarët e Shqipërisë. Pas 7 vite dështimesh, ajo që mund të ofrojë Rama gjithnjë e më shumë dështime. Është koha për ndryshim. Ndryshim për pensionistët, të rinjtë e të rejat, bizneset, ata që kanë humbur vendin e punës dhe ata që mezi po e mbajnë punën. Ndryshim për të gjithë shqiptarët që duan një jetë më të mirë.  Është koha që më 25 prill të nisim një kapitull të ri të udhëtimit tonë të përbashkët!”, shkruan Teliti./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!