I shkatërruan koleksionin e videove pornografike, djali fiton gjyqin ndaj prindërve

schedule20:31 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 20:31 - 20 Dhjetor, 2020

Një burrë që kishte paditur prindërit e tij se i hodhën koleksionin e videove pornografike ka fituar gjyqin në Michigan dhe mund të kërkojë kompensim.

Gjykatësi Paul Maloney vendosi në favor të David Werkingut, që ishte ankuar se prindërit e tij nuk kishin asnjë të drejtë t’ia hidhnin koleksionin.

Sipas tij, koleksioni i zhdukur i filmave dhe revistave kishte vlerë prej 29 mijë dollarësh, shkruan “The Guardian”.

“S’ka dyshim që prona e shkatërruar ishte e Davidit.Të pandehurit kanë pranuar vazhdimisht se kanë shkatërruar koleksionin”. ka thënë Maloney.

Ndërsa prindërit e Werkingut janë arsyetuar se kishin të drejtë të shkatërronin koleksionin pasi ishin të zotët e shtëpisë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!