Humb jetën nga Covid-19 ish-ministrja e Bujqësisë, Themie Thomai

schedule22:13 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 22:13 - 19 Dhjetor, 2020

Nuk ka mundur t’i mbijetojë koronavirusit ish-Ministrja e Bujqësisë dhe anëtarja e Komitetit Qendror të PPSH-së, Themie Thomai. Ish-ministrja ka ndërruar jetë në moshë 75-vjeçare, pas komplikacioneve që i shkaktoi sëmundja nga e cila vuante prej ditësh.

Lidhur me lajmin ka reaguar edhe ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi.

Në një postim në Facebook, ministrja shkruan:

“Me keqardhje u njoha me lajmin e ndarjes nga jeta të zonjës Themie Thomai, pasi humbi betejën me Covid-19. Gjatë karrierës së saj, kontriboi në sektorin e bujqësisë si Ministre në vitet 1976-1989.  Së fundmi, zonja Thomai ishte anëtare në Bordin e Këshillimit të ministrisë (MBZHR), duke ndarë ekspertizën e saj disavjeçare. I shpreh ngushëllimet e mia familjes!” /s.b/abcnews.al/