Partia Demokratike paralajmëron se do të ankimojë vendimin e Prokurorisë për dosjen 184, krimit zgjedhor në Dibër. Për këtë arsye, Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë dosjen e plotë 184 dhe vendimin e saj për këtë çështje. Pas kësaj, PD thekson se do të bëjë ankimimin. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e bëri kërkesën drejtuar prokurorisë Dibër, sipas tij me cilësinë e kallëzuesit 4 vjet më parë të “krimit të blerjes së zgjedhjeve në Dibër”.
Partia Demokratike akuzon se drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184. “Hetimi, i nisur mbi bazën e kallëzimit të PD zgjati me shumë se 4 vjet, me synimin taktik të paligjshëm për te tejkaluar afatet procedurale për të shmangur ndëshkueshmërinë e personave, që kanë kryer krime elektorale” thuhet në kërkesën e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD.
Por çfarë ndodhi me dosjen?
Dosja e shitblerjes së votave në Dibër u mbyll me vetëm 4 ish-zyrtarë të pandehur. Protagonistët e këtij skandali të publikuar fillimisht në VOA dhe më pas me audio-përgjime në Bild i kanë shpëtuar akuzave. Prokuroria vendosi pushim të çeshtjes për personat nën hetim Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli.
Për ta është konstatuar se kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës, por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale.
Të pandehur në gjykatë kanë përfunduar 4 ish-zyrtarë; Robert Aga ish-shefi i komisariati në Dibër, Drini Gjeci ish drejtor i arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin dhe Hasan Hoti njësia administrative Lurë.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre kanosje të zgjedhësve (lexo ketu te plote)./ db/Abcnews.al