Rama nuk e priti sipas protokollit, Osmani i përgjigjet nga “ABC”: Unë përfaqësova Kosovën

schedule14:35 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 14:35 - 18 Dhjetor, 2020

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në përfundim të vizitës së saj në Shqipëri dha një intervistë në studion e “ABC” ku foli për traun në Rrugën e Kombit, por edhe mikpritjen e kryeministrit Edi Rama, jo sipas protokollit, ndërsa kur mbajti fjalën në kuvend, kreu i qeverisë nuk ishte i pranishëm.

Është nuanca që ju e përmendët, protokolli është i qartë, por është zgjedhje e zotit Rama në këtë rast dhe duhet të pyetet ai pse e ka bërë një gjë të tillë.

Unë kam përfaqësuar jo veten time si Vjosa Osmani por dy institucionet më të larta të Kosovës dhe qytetarët e Kosovës. Natyrisht miqësinë dhe mikpritjen më të madhe ne e mirëpresim në Shqipëri, sikur e kemi bërë edhe ne në Kosovë, pavarësisht cili politikan shqiptar ka ardhur në Kosovë, ne i kemi ofruar mikpritjen më të ngrohtë, që mund t’ia ofrojnë motra motrës apo vëllau vëllaut. Pse një institucion më ka pritur ndryshe, një tjetër ndryshe, është cështje që duhet shtruar me ta” tha ajo./ db/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!