Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drogë e pistoletë, tentuan t’i shpëtonin policisë, arrestohen 2 shqiptarë në Janinë

schedule09:13 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 09:13 - 18 Dhjetor, 2020

Dy shqiptarë janë ndaluar në afërsi të Meçovos në Janinë me 6 kg marijuanë, një pistoletë dhe 2 mijë euro.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije dy shqiptarët, të moshës 30 dhe 28 vjeç po udhëtonin me një motoçikletë teksa pësuan aksident.

Forcat e policisë greke i pikasën i pikasen në kryqëzimin e Kallpaqit me motoçikletën pa targa, pasi ishin nisur drejt kufirit Greqi-Shqipëri me lëndën narkotike.

Policia greke i ndoqi shqiptarët, por arritën të largoheshin pasi u ndihmuan nga një tjetër bashkëpunëtor që ishte para tyre me një autoveturë.

Sipas policisë së Janinës në momentin e ndalimit shqiptarëve iu gjetën 6 kg kanabis, një pistoletë dhe 2 mijë euro, ndërsa më pas, po  në Janinë u ndalua edhe bashkëpunëtori i tyre.

Sakaq policia greke u mobilizua pas largimit dhe mos bindjes së sinjalit të policisë nga ana e dy shqiptarëve .

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!