Robert Lewandowski u shpall futbollisti më i mirë në planet për vitin 2020. Bomberi polak fitoi “FIFA Best 2020”, që u akordua sivjet nga qeveria botërore e futbollit në mungesë të “Topit të Artë”.
Çmim i merituar për sulmuesin e Bayern Munchen, i cili ka fituar 5 trofe me bavarezët këtë vit dhe ka shënuar gola pafund. Lewa ndihet i vlerësuar e i lumtur, por po mendon për objektivin e radhës.
“Fitimi i këtij çmimi është diçka fantastike, një vlerësim që shpërblen sakrificat e mia. Do të thotë se i kam arritur objektivat. Nuk e mbaj mendjen te titujt e fituar, ata kurrë nuk mjaftojnë.
Që prej kur kam filluar të luaj futboll, mendoj gjithmonë për t’u përmirësuar si lojtar dhe fokusohem te objektivi i radhës“, deklaron Robert Lewandowski. /abcnews.al