Feliks Bilani: “Sufllaqexhinjtë” më mbyllin facebook-un një herë në muaj

schedule22:13 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 22:13 - 17 Dhjetor, 2020

Gazetari Feliks Bilani deklaroi në emisionin “As pro, as kundër” se qeveria bllokon mediat për të bërë pyetje. Ai tha se çdo muaj i bllokohet facebook-u për shkak të statuseve kundër saj.  Bilani shtoi se në këtë pikë është i prirur të besoj atë që shkruhet në rrjetet sociale për sufllaqexhinjtë.

“Kjo qeveri bllokon mediat për të bërë një pyetje. Si ka mundësi që thoni nuk janë njerëz të paguar. Unë jam një nga njerëzit që çdo muaj më bllokohet facebook. Jam i prirur të besoj atë që shkruhet në rrjetet sociale për sufllaqexhinjtë. Nuk e di sa njerëz ka por po të bëhen statuse publike do përballesh me një reagim”, u shpreh Feliks Bilani./mv.abcnews.al