Aktivisti i shoqërisë civile Genc Sejko i ftuar në emisionin “As pro, as kundër” në “ABC”, ka theksuar se mediat sociale na kanë ofruar më shumë me informacionin.
Sejko ndër të tjera ka theksuar se përdorimi i mediave sociale na jep shumë informacion por që është e rëndësishme që ne më pas ta përpunojmë atë.
“Mediat sociale e kanë afruar më shumë këtë distancë unë jetoj në Londër unë kam një audiencë rreth 27 mijë veta. Që ka manipulim në informacione patjetër që ka dhe një javë më parë Veliaj po çonte ndihma në fshat dhe në media sociale theksohej se po çonte qumësht që është një paradoks. Mediat sociale të japin informacion që duhet ta përpunosh”, ka thënë ai.
Ndërkaq gazetarja e ABC Esiona Konomi, ka theksuar se përdorimi i rrjeteve sociale tashmë e ka bërë më të vështirë marrjen e informacioneve.
Sipas saj në këtë kohë gazetarët mund të futen vetëm në kuvendin e Shqipërisë dhe në institucionin e KQZ-së për të marrë informacion ndërsa në institucionet e tjera e kanë të pamundur.
“Ka pasur raste kur dhe kam qenë e keqinformuar një besimi që mund ti kem besuar, sot ka vetëm dy institucione që unë mund të hyj vetëm KQZ dhe Kuvendi ndërsa institucionet e tjerë nuk na lejojnë. Kryeministria tashmë nuk ka një zëdhënës zyrtar një emaiol zyrtar, përdorimi i rrjeteve sociale na pengojnë të bëjmë punën”, ka thënë gazetarja.
Ndërkohë aktivistja Rezarta Caushaj ka theksuar se është e rëndësishme që të bëjmë dallim nga marrja e informacionet e rrjeteve sociale pasi ato janë të kategorizuara në ndikime dhe manipulime.
“Mendoj se thelbi është q ëtë dallojmë manipulimin dhe bëhet për ti hequr një të drejtë publikut që të mos e shikojë një mesazh të caktuar qartë dhe ndikimi”, ka thënë ajo./abcnews.al