Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mistika e maleve, ç’fshehin? Mali Tomorrit vizitohet në pandemi, Baba Mondi: Energji pozitive!

schedule18:25 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 18:25 - 17 Dhjetor, 2020

Mistika e maleve ishte tema e bisedës sot në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi. Historiani Nuri Çuni gjatë bisedës tregoi fakte historike dhe histori interesante për shumë nga malet në Shqipëri si për malin e Tomorrit, Kurorën e Maleve, Shpellën e Ballëm Sulltanit.

Madje ai tha se gjatë pandemisë njerëzit i kanë vizituar akoma më shumë, jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj.

“Malet shqiptare janë të jashtëzakonshme jo vetëm për pamjen e tyre, por edhe për energjinë që njerëzit besojnë dhe kanë shpresa. Edhe këtë vit që ishte pandemia në malin e Tomorrit, kishte vizitor nga e gjithë. Dhe në këto kushte të tilla i dha forcë”.

Ndërsa po bisedohej për malet e në veçanti për më të njohurin nuk mund të mos kishim edhe Hirësinë e Tij, Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj apo siç e thërrasin të gjithë Baba Mondi.

Baba Mondi tregoi se shenjtëria e maleve apo vendeve të shenjta, vjen prej njerëzve që kanë qenë shenjtorë.

“Këto vende të shenjta janë vende ku njerëzit shkarkojnë energjinë negative, për të marrë energji pozitive.  Shenjtorët bëjnë vazhdimësinë e profetëve të cilët janë të dukshëm dhe të padukshëm, ne vendin që rrinë ata është vend i shenjtë sepse janë shkrirë tek Zoti’, tha Baba Mondi.

Ai tregoi se çfarë i bën të shenjta malet shqiptare si malin e Tomorrit apo Sari Salltikun.

“Po kështu themi edhe për malin e Tomorrit është Abaz Aliu, ai e ka shënjtëruar atë, po kështu është edhe Sari Salltiku. Ai shpëtoi një vajzë që do ta hante kuçedra dhe I dha fuqi atij mali. Edhe historia gjatë periudhës së Skënderbeut, “Krujë o qytet i bekuar, prite prite Skënderbenë, po të vjen si  pëllumb i shkruar të shpëtojë mëmëdhenë”. Ku e gjeti bekimin? Por është Sari Salltiku!”, tha Baba Mondi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!