Këtë të enjte në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishte e pranishme Dr. Fleura Shkëmbi, e cila ka një mision të sajin personal tashmë, të shëtisë në çdo mal.
Ajo ndau në programin e sotëm përvojën që ka me malet jo vetem në vendin tonë, por edhe jashtë. Ndërsa Ermali e pyet nëse e ka ndjerë energjinë dhe mistikën që malet kanë, ajo nënvizoi se malet në Shqipëri kanë një energji të jashtëzakonshme.
“Unë kam qenë në Tajlandë Ermal, po është natyrë e bukur, por nuk kanë forcën që kanë malet në Shqipëri”.
Teksa fliste për energjinë mes njerëzve ajo shtoi se janë rritur rastet e kontakteve me fallxhoret. Shkembi thekson se edhe disa pacientë të saj kanë rrënë në kurthin e tyre, madje të arsimuar. Rasti me i tmerrshëm ishte ajo e një pacienteje që prej 20 vitesh vuan atë që fallxhorja i kishte treguar: Je shumë e keqe dhe fëmijët si ke me burrin.

“Pas pandemisë kishte shqetësim ankthi, njerëzit filluan të fiksoheshin se mos kishin shkelur diçka apo vajta në filan vend dhe më ndodhi kjo… Kam pas paciente që kanë qenë të opsesionuara dhe të shkolluara”

