Bashkimi Europian ka përfunduar bisedimet paraprake me firmën amerikane Novavax për të siguruar deri në 200 milion doza të vaksinës COVID-19.
Sipas deklaratës pasi vaksina të testohet se është e sigurt dhe efektive vendet anëtare të BE-së do të blejnë 100 milionë doza të vaksinës nga Novavax dhe se në marrëveshje përfshihet edhe alternativa për blerjen e 100 milionë dozave shtesë në rast se do të jetë e nevojshme.
BE-ja ka bërë gjithashtu edhe një marrëveshje për blerjen e 400 milionë dozave të vaksinës nga kompania AstraZeneca, 300 milionë nga Sanofi-GSK, 400 milionë nga Johnson & Johnson, 300 milionë nga Pfizer dhe BioNTech, 405 milionë nga CureVac dhe 160 milionë nga Moderna./abcnews.al