Ish-deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka marrë pjesë në forumin e Institutit Demokratik Amerikan në prezantimin e sondazhit “Angazhimi politik 2020 ” të organizuar nga IDM.
Xhixho ka bërë me dije me anë të një statusi në rrjetet sociale se gjetjet e këtij studimi që analizojnë angazhimin e qytetarëve në proceset demokratike nxjerrin në pah rënien e besimit dhe interesit të tyre tek qeverisja qendrore dhe lokale dhe institucionet si Parlamenti krahasuar me vitin 2016. Ajo shton se ndryshimi mund të vijë me fuqinë e votës ndaj pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje mbetet jetike për konsolidimin e demokracisë në vendin tonë
“Kënaqësi të isha pjesë e forumit të Institutit Demokratik Amerikan(NDI) në prezantimin e sondazhit “Angazhimi politik 2020 ” të organizuar nga IDM.
Gjetjet e këtij studimi të cilat analizojnë angazhimin e qytetarëve në proçeset demokratike nxjerrin në pah rënien e besimit dhe interesit të tyre tek qeverisja qëndrore dhe lokale dhe institucionet si Parlamenti krahasuar me vitin 2016.
Ndërkohë vihet re një interesim në rritje të rolit të Presidentit në proçeset demokratike me 6 pikë krahasuar me 2016. Kjo panoramë kërkon angazhimin tonë për të motivuar qytetarët që të përfshihen në politikë duke u ndjerë të përfaqësuar dhe pasur mundesi për të ndikuar në vendimarrje.
Ndryshimi mund te vi vetëm me fuqinë e votës ndaj pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje mbetet jetike për konsolidimin e demokracisë në vendin tonë”, shkruan Xhixho./mv.abcnews.al