Bledi Çuçi ministër i Brendshëm! Baton Haxhiu: Rama nuk dëshiron konflikt para zgjedhjeve

schedule19:58 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 19:58 - 16 Dhjetor, 2020

Gazetari Baton Haxhiu e ka cilësuar një hap të kujdesshëm të kreut të qeverisë Edi Rama vendimin për të emëruar Bledin Çuçin ministër të Brendshëm. Duke folur me Jonida Shehun në Radarin Informativ në ABC, Haxhiu deklaroi se Rama nuk dëshiron konflikt dhe as përplasje me presidentin Ilir Meta përpara zgjedhjeve.

“Ngjashmëri me atë në përzgjedhje. I kujdesshëm për të mos zgjedhur një njeri që ka ashpërsi, një karakter që edhe në dukje edhe në veprim është ashtu. Rama e njeh Bledin se çfarë është puna e tij.  Rama nuk dëshiron konflikt para zgjedhjeve, nuk do ashpërsi.  Ndryshe do dërgonte në presidencë një njeri që presidenti do e refuzonte duke i lënë peshën Metës.

Ose ta linte vendin pas ministër të Brendshëm për t’ia lënë në dorë presidentit. Duke qenë se kritikat ndaj kryeministrit ka qenë se përzgjedh femra në poste të tilla dhe ato nuk i përmbushin kushtet, e kanë bërë që të përzgjedhë një njeri që nuk është konfliktual. Unë po të isha do veproja ndryshe”, tha Haxhiu.

Ai u shpreh se dorëheqja e Lleshajt mbajti peshën më të madhe të revoltës pas vrasjes së të riut nga policia.

“Dorëheqja moral dhe ajo profesionale janë dy koncepte. Dorëheqja i takon dikujt që ka peshë publike. Peshën më të madhe të dorëzimit dhe të ndërgjegjes e ka bërë përmes Lleshajt dhe nuk besoj se dikujt i intereson se çfarë është drejtori i Policisë pasi me vetë funksionin që ka ai do të jetë i ashpër. Por nuk mund ta ndalë edhe secilin polic të çmendur.

Ky është rasti i parë që një polic gjuan . Ata që e dinë çfarë është protesta. Protesta duhet të ketë një qëllim. Jo një protestë e disiplinuar. Mendoj që ka pasur dhunë selektive të panevojshme. Nëse njerëzit kanë një mllef për një vrasje dhe e shohin veten brenda viktimës, atëherë protesta e ka një kuptim. Beteja e diskursit nuk më intereson. Opozita ka të drejtë të organizojë protesta për të prekur dobësinë e pushtetit”, deklaroi Baton Haxhiu./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!