Karadaku: Çfarë ndodh nëse Kosova nuk zgjedh presidentin brenda 6 muajve

schedule18:28 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 18:28 - 16 Dhjetor, 2020

Gazetarja e ABC Linda Karadaku ka analizuar në studion e ABC me kolegun Endri Xhafo situatë politikë në Kosovë. Karadaku u shpreh se nëse për 6 muaj nuk zgjidhet presidenti i Kosovës, mandati i kalon kryetares së Gjykatës Kushtetuese. Ajo tha se në të gjitha kombinacionet e mundshme nuk mund të bëhen 80 vota duke theksuar se të gjitha rrugët të çojnë në zgjedhje të parakohshme.

“Për 6 muaj nëse Kosova nuk zgjedh president, mandati i kalon kryetares së Gjykatës Kushtetuese. Për të zgjedhur presidenten në raundin e parë duhet të kesh 2/3 të votave. Në të gjitha kombinacionet e mundshme nuk mund të bëhen 80 vota. Nuk ka gatishmëri që Vetëvendosja të japë votat për president pa zgjedhje.

LDK thotë se nuk i hymë llogarisë se kush ka të drejtë dhe kush jo. Palët janë betonizuar dhe thonë OK shkojmë në zgjedhje. Në përgjithësi legjislaturat në Kosovë nuk e kanë përfunduar mandatin. Kosova nuk e ka luksin të vazhdojë këtë mungesë stabiliteti politik. Unë mendoj që partia që është e interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve është Vetëvendosja. Vjosa Osmani ka pasur një qëndrim koheziv që nuk ka ndryshuar. Ka qenë kundër disa politikave të Avdullah Hoti”, deklaroi Karadaku./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!