Pjesë e grupit të Habilajve, Apeli merr vendimin për Armand Koçerrin

schedule15:04 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 15:04 - 16 Dhjetor, 2020

Gjykata Apelit ka lënë në fuqi dënimin e shkallës së parë për Armand Koçerrin, i akuzuar për trafikim në kuadër të grupit strukturuar kriminal. Koçerri është anëtar i vetëm e vetëmi  grupit “Habilaj” që ndodhet në Shqipëri.

Në qershor të këtij viti gjykata dënoi atë me 15 vite heqje lirie, aq sa kishte kerkuar edhe ish prokuroria e Krimeve te Rënda. Por  për shkak se procesi ëu zhvillua me pocedurë të shkurtuar, Koçerrit iu ul 1/3 e dënimit dhe përfundimisht për të u vendos 10 vite burg. Pas ankimimit edhe Apeli ka lënë sot në fuqi vendimin e dënimit me 10 vite burg.

Koçerri u gjend fajtor për veprat penale  “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal ” ,”Trafikim i lëndës narkotike ” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal” “Mbajtjes pa leje të municioneve”.  Ndërsa për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë” është vendosur pushimi i gjykimit.

Sipas organi të akuzës Infermieri nga Vlora, në grupin kriminal të Habilajve,  kishte pasur rolin e magazinerit të një sasie prej rreth 4.5 tonë hashash. Sasia e drogës u sekuestrua 3 vite me parë në fshatin Babicë e Vogël të Vlorës. Gjatë  leximit të konkluzioneve përfundimtare, organi i akuzes ishte shprehur se në vitin 2017, kur është arrestuar, Koçerrit i ishin gjetur 7 aparate celularë.

Sipas prokurorisë, Koçerri i përdorte këto telefona për të mbajtur kontakte të vazhdueshme me bashkëpuntorët Mojsi Habilaj, Florian Habilaj, Nazer Seiti, Sabaudin Cela. Gjithashtu organi i akuzës relatoi se në banesën e Koçerrit është gjetur edhe një gomone në pronësi të Florian Habilajt, e cila do të shërbente për trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë.

Ndërsa çështja penale në ngarkim të antarëve të tjerë të grupi Habilaj është shtyrë vazhdimisht, për shkak të mos njoftimi të persoanve të pandehur. Anëtarët e grupit Habilaj po përballen me drejtësin Italiane.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!