Gjendet edhe valixhja e katërt me trupat e copëtuar, Italia: Gjurma e gishtit e shqiptarit Pasho

schedule14:01 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 14:01 - 16 Dhjetor, 2020

Mjekësia ligjore e Romës identifikon nëpërmjet gjurmës së gishtit njërin prej trupave të gjetur të copëtuar fillimisht në 3 valixhe, ndërsa sot në mesditë është gjetur dhe valixhja e katërt, e cila kishte pjesë të trupave. Viktima është Shpëtim Pasho, 59 vjec nga Vlora. Pritet të konfirmohet emri për trupin tjetër, atë të gruas. Mediat në vendin fqinj dyshojnë se ajo është bashkëshortja e Shpëtim, Teuta Pasho 55 vjec.

Hetuesit u ndihmuan për identifikimin dhe nga tatuazhi, që burri kishte në parakrah. Një spirancë e kombinuar me emrin e qytetit të Vlorës dhe inicialet e emrit të tij.  Informacionet e mediave italiane janë të ndryshme rreth kësaj ngjarje. Raportohet se trupat u gjetën nga një fermer i zonës mes disa shkurreve, pranë autostradës dhe burgut Sollicciano.

Lexo edhe: Trupat në valixhe për të dhënë mesazh? Vajza e çiftit shqiptar: Shpresoj të mos jenë ata

“Isha duke prerë këto shkurret këtu që nuk ishin prekur me dorë prej dy tre vitesh. Valixhet ishin në distrancë rreth 70 metra nga njëra tjetra, ndërsa e treta rreth 100 metra. Mbase dikush i ka hedhur nga autostrada sepse këtu kalojnë shumë njerëz dhe do binte në sy nëse dikush do transportonte ndonje valixhe” tha ai.

Sipas eksperizës mjekoligjore, gruaja është rrahur për vdekje dhe më pas është mbytur. Bashkëshorti është therrur dhe trupat janë copëtuar me hanxhar. Viktimat janë mbështjellë me celofan dhe batanije. Mediat italiane të cilat u referohen hetuesve, thonë se autorët kanë dashur t’i japin një mesazh dikujt. Kjo për faktin se kufomat janë trajtuar me kimikate për ti mbajtur të padekompozuar.

Lexo edhe: Flet për herë të parë vëllai i Pashos në Vlorë: Presim përgjigjen e ADN-së

Është e paqartë se kur ka ndodhur masakrimi i bashkëshortëve, por dyshimet e para janë se krimi ka ndodhur në dimrin e kaluar. Mediat  italiane thonë se autorët i kanë ndjekur dy personat pasi ata kanë dalë nga burgu i Solecanos, ku ndodhej djali i tyre, i dënuar për trafik droge.

Ekspertët dyshojnë se krimi makabër mund të ketë lidhje me të shkuarën e djalit, Taulant Pashës. Ai është arratisur nga burgu duke humbur gjurmët. Mediat raportojnë se dy trupave u mongojnë disa gjymtyrë dhe për këtë janë duke kërkuar në zonë.

Shpëtim dhe Teuta Pasho kishin jetuar për disa vite në zonën e Empolit. Më pas ishin kthyer në Shqipëri dhe rregullisht vizitonin 3 fëmijët në Toskana, Dorinën, Vitore dhe Taulantin. Çifti në tetor të 2015 ishin në Firence, një muaj më vonë ata humbën gjurmët.

Dy vajzat kishin denoncuar zhdukjen e prindërve edhe në programin televiziv “Kush e ka parë” “Chi la Visto”, por pa asnjë rezultat. Në emision dy vajzat e tyre, treguan për një telefonatë të bërë në dy nëntor të 2015 nga një numër anonim, ku nëna, u kërkoi të mos kishin më marrëdhënie.

Në këtë bisede telefonike, Teuta u kishte thënë se do të shkonte të vizitonte djalin, i cili ishte ndaluar në atë kohë në Sollicciano nga policia e më pas do të udhëtonin në Gjermani. Për vite me radhë, nuk pati asnjë lajm për zhdukjen e çiftit, deri u zbuluan katër valixhet me pjesët e trupave të tyre./ Abcnews.al