Një tatuazh mund të çojë në identifikimin e kufomave që u gjetën në disa valixhe përgjatë autostradës Firence-Pisa-Livorno. Kufomat dyshohet se janë çifti shqiptar të cilët u zhdukën në atë zonë në 2015.
Ndërkohë, sipas hetuesve vrasja e tyre ka ndodhur për të përçuar një mesazh. Do të nevojitet një test i ADN-së, por ka shumë të dhëna që çojnë tek Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, burri dhe gruaja që erdhën në Itali për të gjetur fëmijët e tyre. Mediat italiane duke u referuar të dhënave nga grupi i hetimit raportojnë se tatuazhi mund të çojë në identifikimin e viktimave.
Mësohet se në një krah të gjetur në njërën prej valixheve ka një tatuazh në formë spirance me emrin e qytetit shqiptar Vlore, dhe një shkrim tjetër “SHP”. Kjo e fundit mund t’i referohej saktësisht inicialet e Shpëtimit.
Ajo që duket e sigurt, sipas vlerësimeve të para të gjyqtarëve, ishte një vdekje e dhunshme për të dy, por ka edhe një mesazh.
Ata janë vrarë, janë goditur fort dhe pastaj u copëtuan dhe u hodhën pranë burgut Sollicciano. Dhe pikërisht këtu është përqendruar hetimi. Ndoshta hedhja e trupave pranë këtij burgu ishte një mesazh. Në atë burg, pikërisht në kohën kur çifti shqiptar u zhduk, djali i tyre u arrestua. Ai u arrestua për posedim të 6 kilogramëve marijuanë.
Kufomat janë gjetur të mbështjella, me najlon dhe shirit ngjitës, ndoshta për të ngadalësuar dekompozimin e tyre.
Ndërkohë, vajza e çiftit, e cila jeton në Castelfiorentino, Firence ka thënë se është në pritje të përgjigjes së ADN-së, ndërsa shpreson të mos jenë ata. Vajza thotë se është në kontakt me policinë.
“Unë fola me karabinierët dhe jam duke pritur për përgjigjet e tyre për testin e ADN-së. Unë nuk dua të flas me ndonjë gazetë derisa gjërat e vërteta të dalin nga policia, ne kërkojmë qetësi sepse nuk e dimë nëse trupat e gjetur janë ata apo jo”, ka thënë ajo.
Kufomat e masakruara u gjetën në tre valixhe. Në valixhen e parë u gjet busti i një burri, në të dytën legeni dhe një këmbë që i përkisnin trupit të një gruaje. Në të tretën kishte bustin dhe një këmbë tjetër të një gruaje. Gjymtyrët e poshtme të burrit mungojnë. Ndërkohë ekspertët janë duke kërkuar për një valixhe të katërt. Nga ekspertiza rezulton se burri është goditje në fyt. Për gruan, autopsia zbuloi se është rrahur barbarisht. g.v/abcnews.al