Kapiteni i Club Olimpia, Jerry Bengtson, është bërë lojtari i parë në botë që mbajti veshur një maskë gjatë një ndeshjeje futbolli. Veprimi i tij shkaktoi shumë polemika në rrjetet sociale dhe futbollisti nga Hondurasi vendosi që ta bënte këtë veprim në ndeshjen kundër Montreal Impact, sfidë kjo e vlefshme për Champions League CONCACAF.
Shpesh herë është diskutuar se mbajtja e maskës në fytyrë mund të dëmtojë frymëmarrjen tek atletët, por trajneri i Club Olimpia, Pedro Troglio, nuk shqetësohet aspak nga ky vendim i kapitenit të tij, edhe pse është paksa e çudtishme. Jerry është lojtari i vetëm që e mban.
¡SE CUIDA! ?
Jerry Bengtson, jugador del Olimpia decidió jugar con cubrebocas, esto para prevenir cualquier tipo de contagio de Coronavirus. Su equipo enfrenta al Montreal en los Cuartos de Final de la Concachampions. ?
El delantero ya lo había hecho en partidos de su Liga. pic.twitter.com/WuOP3jHrmn
— DIARIO RÉCORD (@record_mexico) December 16, 2020
“Po, është pak e çuditshme. Ai është i vetmi lojtar në skuadër dhe në kampionat që luan me maskë. Kjo nuk e shqetëson atë dhe po vazhdon të shënojë gola”, deklaron lojtari. Sipas mediave lokale, 33-vjeçari luan me maskë për të mbrojtur familjen e tij nga virusi. /abcnews.al

