Mitsotakis jep detajet: Së shpejti marrëveshja me Francën për blerjen e 18 avionëve luftarakë

schedule10:50 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 10:50 - 16 Dhjetor, 2020

Edhe pak ditë e ndan qeverinë greke nga nënshkrimi i marrëveshjes për blerjen e 18 avionëve luftarakë francezë “Rafale”, që konsiston edhe me programin më të madh të armatimit të vendit, që nga viti 2009.

“Pas pak ditësh, marrëveshja për 18 avionë Rafale do të nënshkruhet këtu në Athinë, të cilën ne do ta fitojmë në vitin 2021 nga Franca,” tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në Parlament gjatë debatit mbi votimin e buxhetit.

Nesër, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopulos, do të informojë Komitetin Kompetent të Programeve të Armatimit dhe Kontratave të Parlamentit në lidhje me programin e blerjes së “Rafale” franceze, vlerësuar në një kosto prej 2.5 miliardë euro, shkruan Protothema, përcjell abcnews.al.

Menjëherë pas zyrtarizimit të kontratës, katër pilotët e parë grekë që do të marrin përsipër fluturimin e avionëve francezë me dy motorë do të largohen për trajnim në Francë.

“Asnjëherë më parë një program kaq i ndërlikuar dhe i madh i armatimit nuk është kryer kaq shpejt dhe kaq metodikisht. Vendi ynë, siç kam premtuar, do të marrë gjithashtu fregata të reja, helikopterë anti-nëndetëse, dronë. Armatimi i ushtrisë, forcës ajrore, flotës do të rinovohet “, theksoi Kyriakos Mitsotakis. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!