VIDEO/ Çudi në Slloveni, lojtari ndëshkohet me karton “fantazëm”

schedule16:16 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 16:16 - 15 Dhjetor, 2020

U luajt sot një nga ndeshjet e kampionatit slloven mes Olimpija Lujubjana dhe Bravo, teksa gjatë ndeshjes u regjistrua një episod mjaft i pazakontë. Në minutën e 54, Jan Andrejasic i  Olimpija kreu një ndërhyrje të parregullt ndaj kundërshtarit.

Arbitri vendosi ta ndëshkojë me karton të verdhë, por kartonin fizikisht nuk e pa askush. Arbitri i ngriti dorën si të kishte një karton në dorë dhe ia komunikoi lojtarit ndëshkimin, teksa në mediet sociale ky episod është bërë viral, duke e quajtur kartoni “fantazim” apo transparent.

Kujtojmë se deri në fund të sezonit të shkuar te Olimpija Ljubjana ka luajtur Endri Çekiçi dhe ishte një nga më të mirët. Ai u transferua në verë te Ankaragucu ne Turqi për vetëm 200 mijë euro, ku ka luajtur katër ndeshje në kampionat, pa gjetur ende rrugën e rrjetës. /abcnews.al