Futbolli po vazhdon të luhet përpos se jetojmë në një kohë pandemie, por stadiumet vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura për tifozët. Kjo situatë është edhe në Itali dhe Ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora, është i bindur se jemi ende shumë larg një lajmi pozitiv.
Kujtojmë që në Serie A u lejuan 1000 tifozë në çdo ndeshje në fillimin e sezonit dhe më pas do të kishte një rishikim tjetëe të situatës në muajin tetor. Shifrat e infektimeve u rritën sërish dhe stadiumet vazhdojnë të mbyllura. Ministri Spadafora u pyet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të vitit në Itali dhe ai nuk dha asnjë përditësim të situatës.
“Ne jemi duke punuar me Komitetin Shkencor Teknik për një rihapje sa më shpejt që të jetë e mundur. Edhe pse tani është shumë herët për të diskutuar me numrat që kemi. Unë nuk do të bëj asnjë njoftim për momentin”, është deklarata e Ministrit. /abcnews.al