Conte: Duhet të shmangim valën e tretë shkatërruese të koronavirusit

schedule11:11 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 11:11 - 15 Dhjetor, 2020

Gjatë periudhës së festave të fundvitit qeveria e Italisë do të duhet të vendosë masa të reja kufizuese, me qëllim të parandalimit të një vale të tretë shkatërruese të koronavirusit.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një prononcim për mediat vendase është shprehur se kufizimet e reja janë të nevojshme për të shmanur një valë të tretë të përhapjes së Covid.

Kufizimet e reja tani janë të nevojshme, ne duhet ta shmagim me çdo çmim një valë të tretë, sepse një gjë e tillë do të ishte shkatërruese, duke marrë parasysh numrin e jetëve të humbura”, ka thënë Conte.

Koalicioni qeveritar i Contes është duke konsideruar masa më të ashpra në gjithë territorin për Festën e Krishtlindjes dhe atë të Vitit të Ri, pasi qendrat e qyteteve kanë qenë të mbushura përgjatë fundjavës.

Italia përbën kombin evropian të prekur më së keqi nga koronavirusi, me më shumë se 65,000 persona të vdekur, prej kur ka shpërthyer pandemia në këtë shtet, muajin shkurt.

Conte ka thënë se fushata e vaksinimit do të shënjestrojë rreth 10 deri në 15 milionë njerëz në mënyrë që ky proces të ketë ndikim në imunitet, dhe se një synim i tillë do të arrihet deri në fund të pranverës apo para nisjes së verës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!