Shqiptarët në Champions, shorti i vë përballë rekordmenët dhe kampionët

schedule12:36 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 12:36 - 14 Dhjetor, 2020

U hodh para pak çastesh shorti i raundit të 16-ave të Champions League. Do te ketë edhe shqiptarë në këtë raund, teksa na përfaqësojnë Muriqi e Strakosha te Lazio dhe Gjimshiti te Atalanta.

Të dy skuadrat u renditën të dytat në grupet e tyre dhe shorti i rezervoi kundërshtarë të frikshëm në fazën me eliminim direkt. Lazio, që u kthye në këtë kompeticion pas 13 vitesh, do të ketë përballë kampionen në fuqi të Europës, Bayern Munich.

 

Ndërkohë, Atalanta e Berat Gjimshitit, që sezonin e kaluar shkoi deri në çerekfinale do të ketë përballë 13 herë fituesit e Champions League, Real Madridin. Los Blancos nuk janë në periudhën më të mirë të mundshme, por padyshim në këtë ndeshje janë favoritë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!