538 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor do të mblidhen sot për të zgjedhur zyrtarisht Joe Biden si presidentin e ardhshëm të SHBA-së.
Votimi është pak më shumë sesa një formalitet. Por këtë vit, me Presidentin Donald Trump që i reziston humbjes së tij në çdo hap dhe zhvillon beteja të gjata ligjore me pretendime të pabazuara për mashtrim të zgjedhjeve, takimi vjen në një moment të tensionuar dhe të brishtë për institucionet demokratike të vendit.
Biden ka planifikuar t’i drejtohet kombit të hënën në mbrëmje, pasi anëtarët e Kolegjit të kenë votuar. Ndërkohë Trump është duke u mbështetur në pretendimet e tij të rreme se ai fitoi zgjedhjet, por gjithashtu po minon presidencën e Biden para se të fillojë.
“Unë shqetësohem nëse vendi do të ketë një president të paligjshëm, kjo është ajo për të cilën shqetësohem,”tha Trump në një intervistë për Fox News.
Pas disa javësh sfida ligjore, Trump nuk arriti të bindte gjykatësit në katër shtete, të cilat mund ta kishin vënë në dyshim rezultatin. Gjykatësit refuzuan përpjekjen e Trump të premten.
Biden fitoi 306 vota elektorale kundrejt 232 vota të Trump./abcnews.al