Katër fitore radhazi mes kampionatit dhe Champions League për Juventusin. Kampionët në fuqi triumfuan 1-3 në fushën e Genoas. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Golat dhe emocionet ishin ruajtur për në fraksionin e dytë të takimit.
Paulo Dybala zhbllokoi takimin në minutën e 57-të, por vendasit reaguan shpejt dhe barazuan katër minuta më vonë. Autori i golit një ish-juventin, Stefano Sturaro. Festë te Genoa, teksa një penallti në minutën e 78-të riktheu bardhezinjtë në avantazh.
Cristiano Ronaldo nuk gaboi nga pika e bardhë. Juventusi fitoi një tjetër penallti një minutë përpara fundit të ndeshjes. Tjetër gol i CR7, sërish nga pika e penalltisë. Përfundimisht 1-3 për kampionët e Italisë, që ndan përkohësisht vendin e tretë me Napolin. /abcnews.al
Serie A, java e 11-të
Genoa-Juventus 1-3
(Sturaro 61′ / Dybala 57′, Ronaldo (pen) 78′, (pen) 89′)