“Drejtësi për Klodianin”/ Të rinjtë protestojnë në Librazhd, policia bllokon hyrjen e qytetit

schedule17:24 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 17:24 - 13 Dhjetor, 2020

Një grup qytetarësh në Librazhd me në krye drejtuesin e degës së PD-së Bujar Vreto kanë dalë në një protestë paqësore duke kërkuar drejtësi për Klodian Rashën.

Të rinjtë kanë dalë në bulevardin e qytetit ndërsa nuk janë regjistruar incidente. Në duar, ata mbanin pankarta në të cilat shkruhet “Drejtësi për Klodianin” apo edhe “Ne jemi Klodiani”.

Ndërkohë, policia bllokoi tre kryqëzimet në hyrje të qytetit për të parandaluar konfliktet e mundshme. s.b/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!