Policia italiane ka vënë në pranga një 46 vjeçar shqiptar i cili është kapur me rreth 3 kg kokainë.
Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë në Ponte Pattoli, përshkak se ai ka bërë lëvizje të dyshimta me makinë.
Ndërkohë pas ndaljes nga policia i arrestuari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ëështë shprehur se qëllimi që ndodhej në Umbria, ishte pasi ai ishte i “përfaqësues vere” dhe udhëtonte për punë.
Sidoqoftë, duke mos arritur të ekspozonte ndonjë paketim të verës që do të duhej të mbante, me një qëndrim gjithnjë e më nervoz, ai ndryshoi versionin, duke pretenduar se ishte në Umbria për të vizituar të dashurën e tij e cila, megjithatë, nuk e kujtoi dot se ku jetonte.
Në atë moment, karabinierët vendosën t’i nënshtronin subjektit një kërkim më të thelluar, duke vërejtur qese dhe copa telefoni.
Në një ndarje të bagazhit dhe në një sirtar të dhomës së pasagjerëve, u gjetën 3 pako, të mbështjella me celofan, të një lënde narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale mbi 3 kg, si dhe dy telefona celularë, material për prerjen dhe paketimin e substancës narkotike dhe shumën prej 830 euro, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme./abcnews.al