Të enjten e kaluar u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare për shkak të kancerit Paolo Rossi, legjenda e futbollit italian. Ditën e djeshme ai u përcoll në banesën e fundit, por një episod aspak i hijshëm raportohet të ketë ndodhur gjatë kësaj kohe.
Agjensia e lajmeve Ansa raporton se gjatë kohës kur familjarët e Rossit merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të tij, disa hajdutë kanë hyrë në banesën, ku ai dhe gruaja e tij jetonin dhe kanë vjedhur sende me vlerë, mes tyre edhe një orë të Paolo Rossit.
Policia ka zbarkuar në vendngjarje dhe po kërkon për prova, që mund të çojnë në gjetjen e grabitësve. Ajo që njoftoi forcat e rendit ishte gruaja e Rossit, Frederica Cappelletti, e cila kishte vënë re vjedhjen kur ishte kthyer nga ceremonia mortore e burrit të tij. /abcnews.al