Vijon tensioni në protestën e sotme për vrasjen e të riut Klodian Shala.
Ndërkohë “Vila e Enverit” në ish- Bllok është rrethuar për të mos lejuar protestuesit të thyejnë xhamat apo tentojnë të hyjnë brenda.
Ndërsa protestuesit hedhin gurë drejt policisë, kjo e fundit përgjigjet me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
Sakaq protestuesit tentojnë të bllokojnë herë pas here rrugët në zona të ndryshme me koshat e mbeturinave.
/abcnews.al/