Sivjet nuk do të akordohet çmimi “Topi i Artë”, që revista franceze “France Football” ia akordon futbollistit më të mirë të sezonit. Gjithsesi, FIFA ka vendosur të nderojë më të mirët e vitit kalendarik, teksa më i miri do të shpallet fitues i “The Best 2020”.
Ceremonia do të mbahet të enjten e ardhshme, teksa tre janë favoritet kryesorë: Leo Messi, Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski. Bomberi polak i Bayern Munchen, autor i shumë golave dhe fitues i pesë trofeve, është favoriti kryesor.
? Introducing the finalists for The Best FIFA Men’s Player 2020 ?
?? @Cristiano
?? @lewy_official
?? Lionel Messi#TheBest | #FIFAFootballAwards pic.twitter.com/II15QxBxG4— FIFA.com (@FIFAcom) December 11, 2020
Garë do të ketë edhe për çdo repart, me FIFA-n që ka shpallur kandidaturat për portierin dhe portieren më të mirë), trajnerin dhe trajneren më të mirë, futbollisten më të mirë femer të vitit 2020 dhe fituesin e çmimit Puskas.
Portieri më i mirë: Neuer (Bayern Munchen), Alisson (Liverpool), Oblak (Atletico Madrid)
Trajneri më i mirë: Flick (Bayern Munchen), Bielsa (Leeds), Klopp (Liverpool)
Çmimi Puskas: (Goli më i bukur): De Arrascaeta (Flamengo), Son (Tottenham), Suarez (Barcelona)
Futbollistja më e mirë: Harder (Danimarka), Renard (Lyon), Bronze (Manchester City)
Portieria më e mirë: Bouhaddi (Lyon), Naeher (Chicago Red Stars), Endler (PSG)
Trajneria më e mirë: Hayes (Chelsea), Vasseur (Lyon), Wiegman (Holanda)