“Antonio Cassano italiani më i mirë në histori, i fitonte ndeshjet i vetëm”

schedule21:37 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 21:37 - 11 Dhjetor, 2020

Agjenti italian, Beppe Bozzo, ka pohuar se Antonio Cassano është lojtari më i mirë italian i të gjithë kohërave. Në një prononcim për “Tuttosport”, ai deklaron se ish-lojtari i Milanit dhe Interit ka qenë më superiorë se Baggio apo Del Piero. Duhet theksuar se Bozzo ka qenë agjenti i Cassanos, kur ky i fundit ishte aktiv.

“Cassano është lojtari më i mirë italian i të gjithë kohërave. Madje mund të them më superior se Totti, Baggio apo dhe Del Piero. Më vjen keq që ai nuk e fitoi Topin e Artë sepse dikush me talentin e tij do ta kishte merituar atë”, deklaron agjenti.

 

“Njerëzit kanë harruar se si Antonio fitoi shumë ndeshje vetë, me goditje apo lëvizje që mund t’i shikojmë vetëm në Play Station. Ai u nënvlerësua sepse nuk kishte marrëdhënie të mira me shtypin. Nëse do të sillej me ta siç po sillet tani, ndoshta do të kishte një karrierë tjetër”, përfundon Bozzo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!