Monolog nga Robert Aliaj
Sa kushton një jetë njeriu?
Vërtet, se kjo pyetja ka rëndësi, sa kushton një jetë njeriu?
Në Amerikë kushton sa ngjyra e lëkurë së tij.
Në Skandinavi kushton sa jeta e një ministri.
Në Kolumbi kushton sa pesha e pushtetit.
Në Korenë e Veriut kushton sa një kërcitje gishtash e Liderit të përjetshëm.
Po sa kushton një jetë shqiptari?Shqiptarët riprodhohen çdo ditë, do muaj e çdo vit, po fytyrat që qeverisin janë të njëjtat prej 20-30 vjetësh.
Shqiptarët janë një komb emigrantësh, po përfaqësohen nga një familje mafiozësh.
Shqiptarët janë një popull i varfër, por kanë nxjerrë dhe një grusht miliarderësh.
Shqiptarët marrin pjesë në konkurse, por fitojnë gjithmonë të tjerët.
Shqiptarë kanë prona, por nuk i gëzojnë dot.
Shqiptarët jetojnë në demokraci, po vota u blihet dhe u vidhet.
Shqipëria është një vend ku qytetarët e vet janë të pabarabartë. Para ligjit, para policit, para tatimeve, para shkollimit, para shanseve dhe përfitimeve.
Prandaj dhe jeta e një shqiptari nuk vlen sa jeta e një shqiptari tjetër.
O sa mirë me kenë shqiptar, në Shqipëri nuk ka të njëjtin kuptim për të gjithë.
Për një grup të vogël, “me kenë shqiptar” është më mirë se për të tjerët.