Lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm islamik, çfarë duhet të bëjë Europa

schedule12:42 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 12:42 - 10 Dhjetor, 2020

Nga Patrycja Sasnal, European Council on Foreign Relations

Gjatë 2 muajve të fundit, një zemërim publik rreth ekstremizmit islamik ka përfshirë të gjithë Europën. Së pari, presidenti francez Emmanuel Macron paraqiti planin e tij me pesë pika për të luftuar “separatizmin islamik”.

Më pas, sulmet terroriste goditën Parisin, Drezdenin, Conflans-Sainte-Honorine, Nice dhe Vjenë – mes tyre një sulm veçanërisht brutal dhe i tmerrshëm mbi mësuesin, Samuel Paty.

Kjo nxiti një deklaratë të përbashkët nga ministrat e brendshëm dhe zyrtarët e BE-së mbi luftën kundër terrorizmit. Debati publik mbi terrorizmin tani është i mbushur me ide të rrezikshme dhe aspak produktive, duke u shmangur nga ato të sigurta dhe produktive.

Pse të kontrollosh fenë radikalizon si njerëzit ashtu edhe shtetin?

Ndër iniciativat e propozuara është krijimi i një instituti europian për trajnimin e hoxhallarëve, një ide e promovuar nga Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

Projekti tregon mosrespektim të institucioneve ekzistuese islamike në Europë, siç ka paraqitur Hisham Hellyer.  Po aq e rëndësishme, është se ideja nuk është dhe aq praktike, sepse feja e kontrolluar nga shteti krijon ekstremizëm – siç mund të shihet në disa vende me shumicë myslimane.

Për shembull, shteti egjiptian ka luftuar me  fenë që nga vitet 1950: ai ka trajnuar dhe licencuar në mënyrë rigoroze hoxhallarë dhe ka diktuar predikimet e së premtes. Rezultati ka qenë një luftë pothuajse e vazhdueshme midis shtetit dhe ekstremistëve – e cila çon në autoritarizëm më të madh dhe nga ana tjetër, prodhon një përgjigje ekstremiste më intensive si pjesë e një cikli vicioz.

Vetëm udhëheqësit dhe institucionet fetare lokale mund të jenë ndikuesit që Bashkimi Europian po kërkon.

Kjo ka ndodhur sepse feja e kontrolluar nga shteti i mungon besueshmëria dhe vërtetësia – ajo i shtyn besimtarët në ato rrugë  më të drejta të frymëzimit fetar.

Në vend që të kërkojnë përgjigje fetaren në vendet përkatëse shumë myslimanë kërkojnë përgjigje në internet, tani shtëpia më e madhe në botë e fetvave.

Prandaj, vetëm udhëheqësit dhe institucionet e besueshme fetare lokale mund të jenë ndikuesit që Bashkimi Europian është duke kërkuar. Dhe këto institucione nuk mund të modifikohen përmes fondeve kundër terrorizmit.

Ndikimi i fesë në politikën europiane

Udhëheqësit europianë nuk kanë shumë informacione për fenë, fenë islame në veçanti. Paul Tillich, një filozof dhe teolog gjermano-amerikan, e përshkroi fenë si një çështje shqetësuese.

Ajo që ai donte të thoshte është se qëndrimet fetare janë jashtëzakonisht të vështira për t’u negociuar ose kontrolluar, por ato ndikojnë në vendime dhe politikë. Pak para se të linte detyrën si përfaqësuese e lartë për politikën e jashtme, Federica Mogherini bëri një përpjekjen e fundit për të ndihmuar BE-në të kuptojë qëndrimet fetare.

Nevoja për të shmangur stigmatizimin dhe përgjithësimet

Asgjë nuk është aq e favorshme për radikalizimin sa ndjenja e një ambienti politik armiqësor. Megjithatë, historia e promovuar nga Macron, Michel dhe ministrat e brendshëm të BE-së krijon pikërisht atë.

Zgjedhja e Islamit çon në atë që Zygmunt Bauman e quajti ” adiaphorization ” ( as e drejtë as e gabuar) të myslimanëve: trajtimi i tyre si  të çuditshëm, të cilët nuk i kuptojnë “vlerat tona” ose shekularizmin, nuk mund të integrohen në shoqëri dhe janë të prirur për radikalizim dhe dhunë.

Mjafton të lexosh hulumtimin e Vincent Geisser për të parë se sa ndryshon realiteti. Për shembull, në Francë, shumica e myslimanëve janë integruar qoftë nga pikëpamja kulturore dhe shoqërore, ndërsa 70 përqind mendojnë se ata mund të praktikojnë lirisht fenë islame.

Si të mbështesim zgjedhjet e zakonshme dhe të decentralizuara

Macron është i saktë në diagnozën e tij për shkaqet e radikalizimit të dhunshëm: ndikimi i jashtëm financiar, getoizimi dhe mbështetja e pakët e shtetit në zonat e varfra. Por zgjidhja kryesore qëndron në llojin e iniciativave që janë tashmë në lëvizje në Europë. Në Danimarkë, modeli i anti-radikalizimit dhe deradikalizimit i Aarhus-it duket se po funksionon për mirë.

Duke u mbështetur në strukturat lokale, ai përfshin një rrjet të gjerë të prindërve, punonjësve socialë, mësuesve, punëtorëve të klubeve rinore, punëtorëve të terrenit dhe oficerëve të policisë – të cilët janë trajnuar të përgjigjen kur hasin një person që mund të jetë i radikalizuar.

Ekipi i Aarhus është në kontakt të vazhdueshëm me ​​komunitete, organizata dhe xhami të ndryshme myslimane. Më interesantja, ndoshta, është se modeli Arhus mbështetet në një supozim shkencor se të gjitha qeniet njerëzore – pavarësisht nga gjinia, feja, prejardhja kulturore, historia e jetës ose situata shoqërore – përballen me të njëjtat detyra themelore në jetë.

Ndjenjat e përfshirjes dhe barazisë i lejojnë ata të kryejnë këto detyra kur jeta e tyre merr një tjetër drejtim. Ajo që liderët europianë duhet të bëjnë është të mos u shtojnë më shumë myslimanëve ndjenjat e mënjanimit dhe përjashtimit nga shoqëria që kjo të mos rrezikojë kohezionin shoqëror.

Ajo që ata duhet të bëjnë është të praktikojnë zgjidhje të zgjuara të tilla si Aarhus në nivel lokal. Zgjidhje të tilla kërkojnë kohë, përpjekje dhe kërkime – por në fund do t’ia vlejë. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!