I hoqën burgimin e përjetshëm Dritan Dajtit, “Apeli” jep vendimin për 3 gjyqtarët  

schedule10:54 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 10:54 - 10 Dhjetor, 2020

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për pushim të hetimit për 3 gjyqtarët qe rrëzuan burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin.

Petrit Alija, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli nuk do të hetohen më me argumentin se nuk është gjendur element i veprës penale. Tre gjyqtarët u dyshuan nga Prokuroria për korrupsion.

Dajti akuzohet për vrasjen e 4 punonjësve të policisë në vitin 2009, ndërsa u deshën 10 vite që dënimi të merrte formë të prerë.

Asokohe pranimi i gjykimit të shkurtuar me shumicë vote nga ana e pesëshes së Apelit të Krimeve të Rënda, u diskutua gjatë në opinionin publik. /abcnews.al