Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, Braçe: Nuk u urdhërua nga qeveria, dhuna s’është drejtësi

schedule23:03 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 23:03 - 9 Dhjetor, 2020

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook” Braçe shkruan se vrasja e të riut është e rëndë, duke e konsideruar atë një krim penal.

Braçe shton se çdo vrasje kërkon drejtësi, ndërsa shprehet se rrethanat e ngjarjes nuk i njeh, por thekson se priste që politikanët  të heshtnin gjë e cila nuk ndodhi,  thotë ai.

Më tej zëvendëskreyministri thotë se vrasja nuk është politike, as e urdhëruar nga qeveria: Nuk ka qene politik vrasja e qytetarëve të pafaj në këto 8 vite, asnjë sekonde, asnjë orë, asnjë ditë. Ky është një rast i vetëm, i izoluar, i pandodhur kurrë më parë ne 8 vite, edhe kur policia është përcëlluar me molotove! Ne nuk vrasim! Ne na kane vrare!”, shkruan ai.

Braçe ndalet edhe tek protesta e zhvilluar në Tiranë e cila zgjati për më shumë se tre orë kundër vrasjes së të riut.

“Ndërkohë,  dhuna barbare sot ne mbrëmje në Tirane, nuk është drejtësi! Për Klodian Rashën asfare! Dhuna ndaj qytetit e jetës ne te është politike! Është dhune për pushtet! E kërkuar, nxitur, organizuar, komanduar, ushtruar për pushtet! E njëjta që nga Marsi ne Qershorin e vitit qe shkoi, dogji e përcëlloi kete qytet; për pushtet! Shihini, është e njëjta, është njësoj, me të njëjtët njerëz, me mllef e urrejtje ndaj ketij qyteti! E fundit; Dhuna mbi policinë përsëri nuk është Drejtësi! Çdo organizate ka ditët e saj të vështira…..”, shkruan Braçe.

Statusi:

VRASJA E KLODIAN RASHES ESHTE SHUME E RENDE;

Nje krim penal,

i hetueshem, i gjykueshem,

i denueshem maksimalisht!

LIGJERISHT!

Eshte nje humbje e tmerrshme per familjen, prinderit se pari,

te afermit, miqte e shoket e tij!

Eshte e pashlyeshme per ta,

ndaj cdo ngushellim as i afrohet dhimbjes se tyre!

Cdo vrasje kerkon DREJTESI dhe

DREJTESI do te kete;

E qarte, e plote, e shpejte dhe pa mbrojtur e pa kursyer kerkend qe eshte fajtor!

Une nuk i di rrethanat e vrasjes,

nuk jam prokurori e nuk jam gjykatesi,

ndaj besoja se politikanet duhet te kishin zene mend e te heshtnin, por qenka e pamundur;

Klodian Rasha ishte qytetar i ketij vendi,

me te drejta te plota duke nisur nga jeta, shenjteruar nga ne socialistet duke fshire nga ligjet e ketij vendi, marrjen e jetes qofte edhe si ndeshkim per faj;

Jeta nuk merret per asnje arsye,

keshtu e mendoj une!

Por nje gje dua ta them tani;

KJO VRASJE NUK ESHTE POLITIKE,

AS ESHTE KERKUAR E AS ESHTE URDHERUAR NGA QEVERIA APO CILIDO POLITIKAN NE TE!

Nuk ka qene politik vrasja e qytetareve te pafaj ne keto 8 vite, asnje sekonde, asnje ore, asnje dite; ky eshte nje rast i vetem, i izoluar,

i pandodhur kurre me pare ne 8 vite,

edhe kur policia eshte percelluar me molotove!

NE NUK VRASIM!

NE NA KANE VRARE!

Ne nuk jemi as Sali Berisha, as Lulzim Basha qe vrane qellimisht, drejtperdrejt, 4 protestues te pafaj e te paarmatosur, fshehen provat, penguan prokuroret, refuzuan mandat arrestet per vrasesit e pergjegjesit, mbrojten e liruan vrasesit, ju dalin per zot qarte cdo minut vrasesve edhe sot;

nuk jemi as Ilir Meta qe i quajti te pushkatuarit kokepalare!

JOOO! KURRE!

Nderkohe,

dhuna barbare sot ne mbremje ne Tirane,

NUK ESHTE DREJTESI!

Per Klodian Rashen asfare!

Dhuna ndaj qytetit e jetes ne te ESHTE POLITIKE!

ESHTE DHUNE PER PUSHTET!

E KERKUAR, NXITUR, ORGANIZUAR, KOMANDUAR, USHTRUAR PER PUSHTET!

E njejta qe nga Marsi ne Qershorin e vitit qe shkoi, dogji e percelloi kete qytet; per pushtet!

Shihini, eshte e njejta, eshte njesoj, me te njejtet njerez, me mllef e urrejtje ndaj ketij qyteti!

E fundit;

Dhuna mbi policine perseri nuk eshte Drejtesi!

Cdo organizate ka ditet e saj te veshtira…..

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!