U plagos në protestë, Shëndetësia: Njeri prej policëve rrezikon humbjen e syrit

schedule20:56 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 20:56 - 9 Dhjetor, 2020

Ministria e Shëndetësisë deklaron se njëri nga punonjësit e policisë së rendit që u plagos në protestë rrezikon që të humbasë syrin. Gjithashtu nga tubimi janë lënduar edhe dy qytetarë, njëri prej të cilave është gazetar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombetare ne vendngjarje, ka derguar ne spitale 10 te lenduar ne protesten e dhunshme te zhvilluar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Tete punonjes te policise dhe dy protestues jane duke u trajtuar ne spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjesve te rendit ka demtime me serioze.

Ne spitalin e Traumes po trajtohen aktualisht 7 punonjes te policise dhe 2 protestues ne gjendje te stabilizuar.

Ndersa ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” po trajtohet nje punonjes i policise, gjendja e te cilit, sipas mjekeve, eshte serioze, pasi rrezikon humbjen e njerit sy dhe pritet ti nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.

Urgjenca Kombetare dhe strukturat shendetesore vijojne te jene ne gatishmeri te plote” deklaron ministria e Shëndetësisë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!