Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka mungesë të vitaminës A

schedule22:29 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 22:29 - 9 Dhjetor, 2020

Të gjitha vitaminat janë thelbësore që trupi të kryejë funksionet ditore. Që të keni një sistem efektiv riprodhues dhe një lëkure të shëndetshme, duhet të merrni në sasinë e nevojshme, vitaminën A. Ajo është e pranishme në një larmi të madhe ushqimesh, por ekziston rreziku i mungesës së tij, kryesisht tek nënat shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët në fazat e hershme të rritjes.

Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa nga shenjat që tregojnë se ju keni mungesë të kësaj vitamine.

  •  Lëkurë e thatë
  • Rënie të shikimit gjatë natës
  • Shfaqje të akneve
  • Probleme me konceptimin
  • Shërim të ngadaltë të plagëve
  • Rritje të ngadaltë të trupit
  • Sy të thatë

Për të marrë sasinë e duhur të vitaminës A ju duhet të hani ushqime të tilla si salmon, patate të ëmbla, spinaq, vezë dhe karrota./e.b-abcnews.al